Edhe mbreme ka bere te njejten gje qe di te beje, te luaje mire dhe te ndihmoje skuadren per te arritur suksesin e rradhes, pikerisht ne fitoren 2-0 ndaj bullgareve.
Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Mario Mitaj ka dhënë një deklaratë për mikrofonat e “FSHF”-së pas fitores me Bullgarinë.
“Besoj se paraqitja e skuadrës ishte shumë e mirë, nuk dallohej nëse ishte ndeshje miqësore apo zyrtare. Luajtëm në të njëjtën mënyrë dhe prandaj erdhi dhe fitorja. Sa më shumë të fitojmë, na rritet morali, dëshira jonë që të shkojmë në nëntor dhe të fitojmë ndeshjet që kanë mbetur.
I falenderojmë tifozët për mbështjen e treguar gjithë këto muaj dhe shpresoj që ti shohim prapë në “Air Albania” në muajin nëntor”, deklaroi Mitaj.