Futbolli i kombetares shqiptare Mario Mitaj ndryshoi skuadër në fundin e merkatos, duke u larguar nga rusët e Lokomotiva Moskë, për të kaluar në Arabinë Saudite, tek Al Ittihad.
Shqiptari duket se është përshtatur mirë me ekipin e ri, ndërsa tashmë po bën edhe një rol të ri. 21-vjeçari ishte titullar edhe në ndeshjen e kampionatit ndaj Al Khalej, ku edhe spikati.
Mitaj ka luajtur si mesfushor, këtë herë ishte në krah të Ngolo Kante. Për të krijuar një ide sesi Mario mund të luajë në mesfushë, mjafton të shihni videon e mëposhtme.
Duket si një lojtar i kontrolluar nga dikush që e njeh mirë FIFA-n, që nuk ka asnjë lloj frike për të hyrë në driblime dhe që “tallet” pak me kundërshtarët. Një alternativë fantastike për Silvinjon që mund ta përdor Mitajn edhe si mesfushor te Shqipëria.