Ndeshja e tij e dytë në Hollandë dhe Marios Vrushaj është sërish protagonist me skuadrën e Willem II. Mesfushori me orgjinë shqiptare, ka bërë një tjetër ndeshje spektakolare, pas takimit të debutimit ku shënoi dhe një gol, në vetëm 16 minuta aktivizim.
Mbrëmjen e sotme skuadra e Willem, ku Vrushaj është huazuar nga Olimpiakosi, luajti në çerekfinalen e Kupës së Hollandës kundër Twente. Vrushaj e nisi titullar këtë takim, teksa do të ndihmonte ekipin e tij të fitonte dhe për rrjedhojë të kalonte në turin gjysmëfinal të kupës.
Në një kohë kur Willem II ishte në disavantazh 2-1 ndaj Twentes, Vrushaj do të asistonte në dy golat e përmbysjes për ekipin e tij. në minutën e 76` dhe të 86`, Vrushaj asiston ndaj Pavlidis dhe Kristinsson, të cilët shënojnë dy golat që i japin Willem një biletë për në turin tjetër të Kupës së Hollandës.
Një tjetër paraqitje e shkëlqyer e Marios Vrushaj, që luante takimin e dytë të tij në futbollin holandez. Tashmë futbollisti 20-vjeçar duke se ka gjetur hapësirën e nevojshme për të shprehur talentin e tij, ndërsa kombëtarja shqiptare e ka nënvlerësuar, ashtu siç gjithmonë me talente të këtij niveli./telesport/