Pas nje viti shkeputje dhe aktiviteti ne Itali, Mateo Balaj eshte rikthyer tek Vllaznia serish dhe po e perfaqeson ate me shume dinjitet ne garat e para te ketij viti. E kemi fjalen per çiklistin 20 vjeçar shkodran, qe konsiderohet me shume te ardhme per vete talentin qe ai posedon.
Nderkohe, bashke me trajnerin Leonat Kola dhe sportistet e tjere te ekipit te Vllaznise, kane kohe qe po pergatiten per garen e rradhes, pikerisht trofeun “Agim Tafili” dhe vete Mateo ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” ben te ditur edhe pretendimet qe ato kane.
“Më vjen shumë mirë që jemi të aftë ta vazhdojmë atë harmoninë që kemi pasur në ekip. Gjithcka ka shkuar shumë mirë. Jemi mjaft të përgatitur, si mendërisht, ashtu edhe fizikisht. Normalisht synojmë të fitojmë, ashtu si kemi bërë gjithmonë.
Podiumi është një detyrim në familjen tonë dhe shpresojmë të shkojë gjithcka mirë. I kemi marrë gjërat me qetësi, në mënyrë që të arrijmë potencialin brenda periudhës kryesore të këtij viti. Për momentin e kemi rritur mjaft mirë nivelin. Të përfaqësoj Vllazninë është krenari sepse në këtë qytet jam lindur e rritur dhe ndjehem mirë kur jap kontributin tim për këtë ekip”./www.shkodrasport.com/