Se Kilian Mbape është një nga lojtarët më të shpejtë në botë, ky nuk është lajm. Edhe se është lojtari që me shumë gjasa do të rrëzojë Ronaldon dhe Mesin nga froni, nuk është çudi.

Por ajo që talenti 19-vjeçar ka bërë sot kundër Gjermanisë është e paprecedent. Francezi mësohet se ka kaluar edhe shpejtësinë e vetë Usain Bolt në 50 metra, duke zotëruar edhe topin.

Menjëherë pas vrapimit të tij, video të shumta u publikuan në rrjetet sociale, madje disa nga tifozët e tij i janë lutur që të garojë kundër Usain Bolt, pasi janë të bindur se Mbape është njeriu më i shpejtë në botë, e jo rekordmeni xhamajkan./vipsport/