Kylian Mbappe është futur në historinë e Francës. Sulmuesi i talentuar i PSG-së ka realizuar golin numër 100, në fitoren 4-0 që kombëtarja e Francës mori në transfertë ndaj Andorrës.
Edhe pse një 20 vjeçar, Mbappe arrin kuotën fenomenale. Goli ndaj Andorrës dërgon në 13 numrin e rrjetave me fanellën e Francës, teksa me Monacon ka realizuar 27 herë.
Pjesën tjetër të golave, pra 60 i ka shënuar me klubin aktual, PSG. E ardhmja e tij është ende në pikëpyetje, me shumë skuadra që kërkojnë ta rrëmbejnë djaloshin e artë nga kampionët e Francës./newsport/