Ka mberritur tek Vllaznia nje tjeter futbollist brazilian. Pas mbrojtesit Bruno de Oliveira Souza qe eshte duke u stervitur qe prej se martes me te, sot ne Shkoder ka ardhur edhe nje tjeter lojtar amerikano- latin.
Kete here behet fjale per mesfushorin fantazist Wellinton Gustavo. 25 vjeçari ka mberritur pas mesnate ne Shkoder dhe si rrjedhoje nuk ka mundur dot te stervitet me ekipin ne seancen e sotme.
Megjithate ai ka mberritur ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” dhe ka biseduar per pak minuta me trajnerin Brdariç dhe drejtues te tjere te klubit.
Edhe Gustavo pritet te jete ne prove per disa dite dhe do te jete stafi i Vllaznise qe do te vendose per fatin e tij nese do te qendroje tek kjo skuader apo jo.
Ai do te udhetoje me ekipin neser per ne Podgorice dhe me shume siguri, trajneri Brdariç do t’i jape pak minuta ne dispozicion per te treguar ate se çfare di te beje./SHKODRA-SPORT.COM/