Qe prej te enjtes se kaluar ne fushen e stadiumit “Loro Boriçi” kane nisur punimet per mbjelljen e barit te ri. Ky proces eshte permbyllur diten e shtune dhe tashme po ndiqet ecuria e metejshme e ketij procesi.
Gjerat duket se po shkojne mire, kjo ndikuar edhe nga kushtet e mira atmosferike qe po mbizoterojne gjate ketyre diteve ne vendin tone.
Planet jane qe gjithçka te jete gati deri ne fundin e muajit tetor, periudhe kur dhe mund te luhen ndeshje ne kete stadium. Tashme pritet vetem dalja e barit te ri dhe me pas do te nise korrja dhe procesi i zakonshem i mirembajtjes.
Ky eshte nje proces qe sipas specialisteve duhet te kryhet gjithmone ne kete periudhe, pavaresisht se prish jo pak planet e Vllaznise se futbollit, megjithate eshte diçka qe duhet bere medoemos me qellim mbajtjen ne gjendjen optimale te fushes./SHKODRA-SPORT.COM/