Xheferson Brito është një ndër talentet më premtues që luan për skuadrën braziliane të Korinthias.

Vetëm 20-vjeç dhe ai është shndërruar në një ndër lojtarët kyç të këtij ekipi. Por, mbrëmja e djeshme ka qenë një natë shumë e errët për të ashtuquajturin “Fesin”.

Ai ka qenë i përfshirë në një dëmtim “horror”. Në ndjekje e sipër të topit, portieri i Ituanos ka ndërhyrë me një sparkatë kundër tij duke i shkaktuar një frakturë në këmbën e tij të djathtë.

Brito është shoqëruar menjëherë në spital ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale dhe ka mbyllur përfundimish sezonin. Për më tepër ndiqni videon më poshtë: