Vllaznia e volejbollit te meshkujve e ka mbyllur pasditen e sotme kampionatin e saj. Ajo eshte mundur edhe ne ndeshjen e dyte gjysmefinale ndaj Partizanit me te njejtin rezultat 0-3 dhe i ka dhene fund pretendimeve te saj.

Djemte kuqeblu ne fakt nuk kane arritur te bejne asgje ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke humbur ne nje ndeshje qe nuk ka zgjatur me shume sesa 60 minuta. Ata jane pare “te dorezuar” ndaj kundershtarit dhe si rrjedhoje e kane ngritur shpejt “flamurin e bardhe”.

Setin e pare Vllaznia e ka humbur ne shifrat 9-25, ne te dytin ka luajtur diçka me mire por serish ka humbur 14-25, e po ashtu edhe te tretin e ka humbur serish 15-25 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 0-3.

Perballe nje Partizani me kater lojtare te huaj shtatelarte, shkodranet nuk kane arritur te bejne asgje duke u detyruar ta pranojne humbjen ende pa nisur mire ndeshja.

Ne kete menyre Vllaznia e mbyll kampionatin e saj duke qene brenda kater ekipeve me te mira te vendit dhe duke arritur kesisoj objektivin e saj. Kuptohet qe me perberjen aktuale te saj si dhe me financat qe ka, perballe tre ekipeve te tjera qe kane bere perforcime cilesore, ajo e beri detyren e saj./SHKODRA-SPORT.COM/