Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha ishte lojtari më i mirë në fushë për Spalin në ndeshjen ndaj Juventusit. Dhe këtë e faktojnë komentet pozitive për ndeshjen. Pasi po të mos ishte për Berishën, sfida mund të mbyllej me goleadë, në vend të dy golave që arritën të shënonin bardhezinjtë.

Ndërkaq, në mes pritjeve të zakonshme të një portieri, ishte edhe një ndërhyrje shpëtimtare e Berishës ndaj Ramsej. Uellsiani ishte i vetëm në zonë dhe kishte detyrën për ta shtyrë topin në rrjetë. Dukej si një lojë fëmijësh, megjithatë 30-vjeçari e ndali sferën me këmbë në vijën fatale, teksa mesfushori i Juventusit nuk iu besoi syve.

Kjo pritje është konsideruar si një nga situatat më të veçantë të kësaj jave në Serinë A. Ndërsa, mediat italiane theksojnë se nëse Spali duhet të mbështetet mbi dikë për të siguruar mbijetesën, atëherë ai është Etrit Berisha. /VipSport/