Eshte prej pak kohesh ne Shkoder dhe Shqiperi dhe natyrisht po mahnitet nga shume gjera. Me se shumti nga futbolli. Vllaznia, skuadra per te cilen ka degjuar vetem para pak kohesh kur i beri oferten, e ka surprizuar me nivelin e larte ne te cilin luan. Po ashtu edhe mbi 3 mije tifozet qe e mbeshteten kete skuader ne ndeshjen e kaluar ndaj ekipit ukrainas.

Megan Cavanaugh, lojtarja me numrin 8 e Vllaznise qe vrapoi pa fund ne ndeshjen e pare ndaj Vorsklas (mbi 10 mije metra), eshte e bindur se skuadra mund t’ia dale ta fitoje ndeshjen e dyte dhe te kualifikohet per ne grupet e “Champions League”. Nje gje te tille ajo e ka shprehur ne konferencen e shtypit te kesaj pragndeshje.

Jam shumë e lumtur për qytetin dhe për skuadrën e cila ndodhet në këtë moment dhe shpresoj shumë që ta arrijmë objektivin që kemi, kualifikimin për në fazën e grupeve. Këtu luhet një futboll ndryshe nga ai ku kam luajtur më parë në Amerikë sepse ky që po bën Vllaznia është më profesionist dhe po mundohem të përshtatem sa më shumë me të dhe të jap më të mirën.

Tani e njohim kundershtarin. Avantazhi i vetem i tij eshte se ka lojtare me shtatelarta se ne, por do te mundohemi ta neutralizojme dhe te jemi ne dominues ne fushen e lojes, per te kerkuar kualifikimin”- shprehet Megan Cavanaugh.

E pyetur nderkohe nese ishte surprizuar nga 3 mije tifozet qe kane qene te pranishem ne ndeshjen e javes se kaluar ndaj Vorskla, pergjigjet: “Jam vertete e bafasuar. Nuk kisha luajtur me pare asnje ndeshje me aq shume tifoze”./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote prononcimin e futbollistes amerikane Megan Cavanaugh dhene ne konferencen e sotme per shtyp, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: