Te dielen Vllaznia e femrave arriti te marre nje tjeter fitore ne kampionat duke mundur 4-0 Kinostudion dhe kesisoj ajo vijon “fluturimin” drejt titullit te shtate kampion rradhazi.

Protagonistja kryesore e ketij suksesi ka qene serish sulmuesja Megi Doçi e cila arriti qe te shenoje tre nga kater golat e ketij takimi, por duket se golin me te mire e ka shenuar ne…dhomat e zhveshjes.

Vete ajo ka publikuar nje video te bere para kesaj ndeshjes teksa eshte filmuar ne dhomat e zhveshjes me topin ne koke duke ua pasuar me rradhe 14 prej vajzave te ekipit, te cilat po ashtu ia kthejne me koke dhe ne fund Doçi e dergon ne “koshin” e improvizuar nga portierja e dyte.

Nje video qe flet vete dhe qe tregon me se miri per klasin dhe talentin jo vetem te Doçit por te gjithe ketyre vajzave qe vazhdojne ne futbollin shqiptar prej vitesh. Per me shume ndiqni videon e meposhtme: