Vllaznia e femrave luan sot sfiden e fundit te grupeve ne Champions teksa do te perballet me Real Madrid. Kuptohet qe do te jete e veshtire per te perballuar madrilenet, por objektivi i vajzave kuqeblu do te jete shenimi i te pakten nje goli qe do te jete i pari per te ne kete kompeticion.
Megi Doçi ne fakt e shenoi nje gol ndaj PSG por ai nuk iu quajt dhe vete sulmuesja nuk ka deshire te merret me te por te shohe perpara. Duke folur ne konferencen e shtypit te pragndeshjes, ajo eshte shprehur:
“Jo vetëm për mua, por edhe për të gjitha shoqet e ekipit ka qenë një eksperiencë e bukur, sepse nuk është e lehtë të vish në këto nivele. Duke parë nivelet e skuadrave që kishim kundër dhe financat e tyre, mendoj se kaq mund të bënim. Besoj se me disa prurje të reja në ekip, vitin tjetër do të jemi përsëri në këto nivele.
Sigurisht që është e vështirë, pasi janë ekipe të mëdha, por kemi bërë maksimumin. është një përkushtim i madh për të arritur në këto nivele. Sigurisht që pres edhe më shumë nga vetja, sepse kisha dëshirë të shënoja ndaj këtyre ekipeve, ndonëse kemi dhe një shans të fundit për t’ia arritur qëllimit. E rëndësishme është që ekipi të bëjë një ndeshje të mirë. Besoj se nesër do të bëjmë dicka pozitive.
Puna nuk ka munguar asnjëherë. Pavarësisht golit me PSG, gjersa ai nuk u quajt, as nuk do ta quaj një gol përsonalisht. Do ta quaj një gol kur topi të kalojë rrjetën dhe të festoj me ekipin, sepse vërtetë ja vlen të festosh kur shënon ndaj këtyre ekipeve me emër”./SHKODRA-SPORT.COM/