Dita e sotme ka sjelle presidentin e FSHF-se Armando Duka ne Shkoder. Pikerisht per te takuar dhe pergezuar ekipin e futbollit te femrave te Vllaznise i cili ka shkruar historine duke arritur te kualifikohet per ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve te Europes.

Gjate ketij takimi, ka marre fjalen edhe futbollistja e Vllaznise, Megi Doçi, e cila eshte njekohesisht edhe kapitene e ekipit tone kombetare, e cila i ka bere nje premtim shume te rendesishem numrit 1 te futbollit shqiptar.

“Dua te te falenderoj qe sot je prane nesh. Pavaresisht se ne te dy ndeshjet e kaluara, nuk ke qene i pranishem ne shkallet e stadiumit, por e di shume mire qe me zemer ke qene aty, tek ndeshja jone. Kjo sepse ke qene gjithmone prane nesh, ke qene nje mbeshtetje e madhe per te gjithe futbollin e femrave ne vendin tone.

Eshte e vertete qe ne kemi bere historine por kjo gje ka qene objektivi jone per te arritur ne 16-shen e Europes, ne kete faze grupesh ku jemi, por duhet te jesh i sigurte se pavaresisht qe perballe do te kemi eliten e futbollit europian, ne do te bejme me te miren ndaj tyre.

Per mua personalisht, por besoj edhe per te gjithe vajzat e tjera, eshte emocion shume i madh qe kemi perballe keto ekipe dhe ky eshte edhe nje motiv me shume per te dhene edhe me teper ne fushen e lojes, ndoshta edhe me shume se 100 per qind ndaj tyre.

Por duhet te jeni i sigurte qe Vllaznia do te tentoje edhe me teper se kaq çfare ka arritur deri tani. Ne ne fakt nuk kemi ato sponsorat e medhenj qe kane keto ekipi si Nike, Adidas apo te tjere me financa te medha, por ne kemi diçka me te medha se ato, kemi karakterin. Keshtu “qe Vllaznia do te jape gjithçka dhe besoj se do te bejme surprizen”- eshte shprehur Megi Doçi./SHKODRA-SPORT.COM/