Vllaznia e femrave dominoi dukshem edhe ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Tiranes te cilen e fitoi me rezultatin e thelle 13-0, ku protagonistja kryesore e ketij suksesi padyshim qe ishte sulmuesja e njohur Megi Doçi. Duke folur ne lidhje me kete takim ajo eshte shprehur:

“Ne beme detyren dhe fituam, por golat e mi sigurisht qe nuk i kam shenuar veten. Jane edhe shoqet e ekipit qe kane kontributin e tyre tek ato. Detyra e Vllaznise eshte te vijoje te ece e sigurte drejt titullit kampion, megjithate objektivi i pare eshte qe ta mbyllim kampionatin ne vendin e pare sepse me pas eshte “Final 4”.

Nderkohe detyra ime eshte te vazhdoj te shenoj sa me shume gola per ta ndihmuar skuadren dhe pse jo, te mendojme edhe per thyerjen e rekordeve te reja ne futbollin shqiptar”.

Po sa ka ndikuar tek skuadra humbja ndaj Gramshit? Megi Doçi pergjigjet ne kete menyre: “Ne nuk ishim mesuar te humbnim dhe kishim 12 vite pa e provuar ate. Realisht kjo humbje i vlen shume ekipit, per t’u kthyer edhe me te forte. Duhet te kthehemi me kembe ne toke sepse ka momente qe ekipi dhe lojtaret kalojne ne vetekenaqesi. Do punojme fort per te shkuar serish aty ku Vllaznia ka qene dhe do te jete, ne maje”.

A do ta kete te veshtire Vllaznia mbrojtjen e titullit kampion? Sulmuesja kuqeblu pergjigjet: “Sivjet duket se eshte Gramshi rivali jone, por ne jemi mesuar me veshtire sepse njehere ka qene Tirana, njehere tjeter Apolonia apo dhe Partizani. Ne do te bejme çmos per ta fituar serish titullin kampion. “Kepuca e Arte”? E rendesishme eshte suksesi i ekipit, por bashke me te sigurisht qe edhe trofete personale shijojne dhe padyshim qe do ta synoj ate, por edhe “Topin e Arte”, sepse çmimet jane bere per t’u fituar”.

Te plote prononcimin e Megi Doçit mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: