Sot ashtu si dhe Kaina, eshte preferuar te luaje titullar ne sfiden e Kupes ndaj Partizanit dhe te dy ia kane shperblyer trajnerit Josa duke shenuar tre golat e suksesit ne fitoren me rezultatin 3-1 ndaj te kuqve.
Mehdi Çoba ka qene titullar per 85 minuta ne kete ndeshje dhe ka shenuar golin e dyte. Loja e tij ne linjen e majte ka marre pergezime dhe sigurisht qe kjo do ta ndihmoje te rritet edhe per te ardhmen. Vete ai eshte shprehur i kenaqur per golin dhe mbi te gjitha fitoren e arritur.
“Jam shume i kenaqur me ekipin, per kete paraqitje te mire qe beme. Me shume jam i kenaqur natyrisht per fitoren qe arritem sesa per golin qe shenova dhe sigurisht qe shpresoj qe te vazhdojme keshtu. Edhe ne aspektin personal sigurisht qe jam i kenaqur dhe kuptohet qe me duhet te vazhdoj te punoj fort.
Mendoj se e merituam kete fitore ne nje ndeshje e cila u luajt ne kushte aspak te pershtatshme atmosferike dhe per me teper edhe ne nje fushe jo ne gjendjen e duhur. Megjithate ne e vleresuam ne maksimum ndeshjen dhe fituam.
Kuptohet qe ndeshja e kthimit do jete histori tjeter, por ne do te shkojme per te dhene me te miren tone. Do luajme me shume seriozitet dhe padyshim qe synojme kualifikimin. Hapin e pare e hodhem por asgje nuk ka perfunduar dhe kualfikimi vendoset pas dy javesh ne Tirane”- eshte shprehur Çoba./SHKODRA-SPORT.COM/