“Raportet ne fushe nuk ishin te barabarta, sepse pas daljes me karton te kuq te Dragoshit, u prishen ekuilibrat ne loje. Si rrjedhoje kur luan ndaj nje skuadre si Egnatia me cilesi brenda dhe kur je ne inferioritet numerik, gjerat behen shume te veshtira.
Megjithate mendoj se beme mire deri tek momenti i pesimit te golit te pare ku mund ta kishim eliminuar ate episod per te cilin punuam edhe ne stervitje. Pastaj u be akoma edhe me e veshtire kur gabuam me nje pas tek rasti i golit te dyte sepse me pas gjerat sepse nuk ke me kohe per te reaguar.
Kemi vuajtur jo pak ne kete ndeshje sepse perpos mungesave, luajtem edhe me nje lojtar me pak, por jane pjese e lojes dhe duhet t’i shohim gjerat me pozitivitet sepse vjen ndeshja e rradhes shume shpejt”.
Te plote prononcimin e trajnerit Memelli mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: