Kane mbetur edhe diçka me pak se 24 ore nga luajtja e ndeshjes se kthimit te turit te dyte te “UEFA Women’s Champions League” ne mes Vllaznise dhe Vorskla Kharkiv-2 dhe ne Shkoder gjithçka duket gati.

Ekipi shkodran tashme si prites, i ka marre te gjitha masat qe ndeshja te shkoje ne menyre perfekte. Nderkohe menaxheri i tij Oliver Matija ne nje prononcim te dhene per mediat, eshte shprehur:

“Ne i kemi marre te gjitha masat qe gjerat te shkojne ne menyren e duhur edhe ne kete ndeshje. Kemi bere edhe ftesat per te gjitha shkollat 9 vjeçar dhe gjimnazet per te qene serish ne stadium edhe kete here dhe padyshim qe presim nje numer te njejte, pse jo edhe me shume se heren tjeter ne shkallet e stadiumit.

Sa i takon skuadres, kuptohet qe pritshmerite jane te medha dhe ne besojme te kualifikimi. Tashme e njohim ekipin kundershtar dhe do t’i marrim masat e duhura per ta kaluar me sukses. Natyrisht qe ne nuk e kemi mendjen tek ndeshjet e grupeve, sepse i gjithe fokusi eshte tek ndeshja e neserme”.

Te plote prononcimin e menaxherit te KFF Vllaznia Oliver Matija mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: