Pas pervojes mbi nje dekade ne sprot dhe jo vetem, Matilda Matija zyrtarisht prej dites se djeshme ka nisur edhe nje rrugetim te ri, ate drejt politikes. Menaxherja e pergjithshme e Klubit te Futbollit te Femrave Vllaznia eshte shpallur nga Partia Agrare Ambientaliste si kandidate per deputete ne Qarkun e Shkodres.
Prezantimi i saj eshte bere diten e djeshme nga kryetari i kesaj Partie Agron Duka i cili ne fjalen e tij ka vleresuar rolin dhe kontributin e deritanishem te Matildes tek sporti dhe jo vetem, ka evidentuar formimin e saj ne Universitete te njohura jashte vendit dhe deshiren e saj per t’u kthyer dhe per te dhene serish kontributin e saj per Shkodren dhe Shqiperine.
Nderkohe vete Matilda ne fjalen e saj para te pranishmeve te shumte, eshte ndalur gjate tek sukseset e Vllaznise ne futboll per femra dhe arritjet e saj te jashtezakonshme edhe ne arenen nderkombetare dhe njekohesisht ka shpjeguar edhe arsyen pse vendosi t’i thote “po” propozimit per t’u bere pjese e politikes.
Njekohesisht deklaroi se nese shkodranet i besojne nje vend ne parlamentin e ardhshem, kuptohet qe perpos misionit te saj partiak, do te jete nje ze i forte edhe ne mbeshtetje te sportit dhe veçanerisht atij te femrave.
Te plote prononcimin e kandidates per deputete te Partise Agrare Ambientaliste mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne videon e meposhtme: