Pak ditë më parë, sulmuesi brazilian Aleksandre Pato bëri një veprim që nuk ishte parë e as dëgjuar më parë, duke blerë kartonin e tij nga klubi kinez me të cilin aktivizohej dhe në këtë mënyrë doli si lojtar i lirë.
Këtë veprim, Pato e bëri për të liruar veten e tij në mënyrë që të firmoste në një skuadër tjetër duke qenë se në kampionatin kinez nuk po ndihej i lumtur.
Mediat raportuan se mes tij dhe Milanit kishte bisedime dhe se palët mund të uleshin në tryezë për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e lojtarit. Idhulli i tifozerisë kuqezi, duket se ishte i gatshëm për të firmosur me Milanin por gjithçka ka ndryshuar në momentet e fundit dhe ai është prezantuar te skuadra e re.
Pato ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Sao Paolos në Brazil, duke firmosur një kontratë me klubin brazilian te i cili ka luajtur edhe në të kaluarën. Pato do të rinisë aventurën e tij në Brazil duke shpresuar që të arrijë edhe njëherë formën e dikurshme dhe më pas të largohet në drejtim të Europës sërish. /VipSport/