Mesfushori shkodran Erald Lakti është shfaqur sërish protagonist për ekipin e tij në Itali duke treguar se është një futbollist i cili po shndërrohet në një element të rëndësishëm për të dhe jo vetëm kaq.
Në ndeshjen që ekipi i tij Arzignano luajti në transfertë përballë Mantova, sfidë e vlefshme për javën e 21-të të Serie C italiane Lakti ishte autor i një goli. Ndeshja përfundoi në barazim me rezultatin 1-1, teksa Lakti ishte ai që shënoi golin për të tijët.
Në minutën e 84’ të sfidës, mesfushori shqiptar arriti të shënonte një gol mjaft të bukur. Lakti e gjuajti topin në hyrje të zonës, duke e dërguat topin në një kënd që nuk kapej dot nga portieri kundërshtar.
Për 24-vjeçarin shkodran që është rritur tek Akademia e Fiorentinës ky është goli i tretë në këtë sezon, teksa vazhdon që të jetë një nga pikat kyçe në repartin e mesfushës për ekipin e tij.