Leo Mesi nuk është me pjesën tjetër të skuadrës për shkak të një dëmtimi, dhe po punon veçmas ekipit, për tu rikthyer përsëri në formë.

Valerde në konferencën për shtyp u shpreh se nuk do të rrezikonin me të, në ndeshjen e parë për këtë sezon kundër Atletik Bilbao. Sulmuesi argjentinas po punon fort për tu rikthyer nga dëmtimi, i cili e la jashtë pjesës tjetër të skuadrës gjatë përgatitjeve para-sezonale. Në një video në rrjetet sociale Mesi shihet teksa bën stërvitje në rërë, për të arritur formën e tij.

33-vjeçari shihet duke bërë gjuajtje me këmbën e majtë, por nuk e përdor fare të djathtën, këmbë në të cilën ai është i dëmtuar. Nëpërmjet kësaj video kuptojmë se sulmuesi nuk e kaluar akoma dëmtimin, dhe do t’i duhen edhe pak kohë për tu rikuperuar.

Për më shumë shikoni videon:

mesi rere on Vidnews.

/panorama-sport/