Vllaznia barazoi sot 1-1 ndaj Deçiq ne miqesoren e luajtur ne Podgorice. Nje ndeshje qe i sherbeu te dy stafeve teknike per te pare gjendjet e ekipeve ne kete periudhe pauze te kampionateve.

Nga ajo çfare u pa ne kete miqesore, te Vllaznia ne pjesen e pare u aktivizuan te gjithe lojtaret e stolit dhe duhet thene se 3-4 prej tyre jane paraqitur mire duke treguar se trajneri Memelli mund t’u besoje edhe me shume ne ndeshjet zyrtare.

Por nga ana tjeter, pesimi i golit serish nga nje goditje denimi eshte nje sirene qe duhet degjuar. Jo per faktin se kuqeblute pesojne lehtesisht nga goditje te tilla, por ne rradhe te pare eshte e pafalshme te shkaktohen faulla te tilla ne hyrje te zones pa qene e nevojshme.

Megjithate testi ishte i vlefshem dhe sigurisht qe tregoi shume gjera. Vllaznia ka kursyer sot dy lojtaret qe vijne nga demtimi, pikerisht mbrojtesin Juriç dhe mesfushorin Krymi te cilet po shpresohet shume qe te rikuperohen per ndeshjen e mesjaves ndaj Partizanit./SHKODRA-SPORT.COM/