Nuk ka fitues ne miqesoren mes Vllaznise se volejbollit te femrave dhe ekipit malazez Moraça. Drejtuesit e te dy ekipeve kane rene dakord qe te mos e luajne setin e peste dhe te fundit te kesaj ndeshje dhe si rrjedhoje gjithçka eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 2-2.

Takimi eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ne setin e pare kane qene volejbollistet malazeze qe kane luajtur me mire dhe e kane fituar ate me rezultatin 25-19.

Krejt ndryshe do te ishte seti i dyte qe u dominua nga vajzat kuqeblu te cilat nuk e paten aspak te veshtire ta fitojne ate ne shifrat 25-16 dhe ne kete menyre u barazua ne 1-1 numri i seteve.

I treti do te ishte me i bukuri i kesaj miqesoreje, shoqeruar me rivalitet dhe ne fund do te ishte Moraça qe do ta fitonte ne shifrat 26-24. Ne te katertin eshte vetem Vllaznia ne fushe sepse kundershtari nuk arrin dot ta rivalizoje dhe ky set do te mbyllej 25-12.

Ne kete menyre, miqesorja “stopohet” ketu me nje barazim 2-2. Nje ndeshje qe i ka vlejtur te dy ekipeve qe tashme kane hyre ne garen e kampionateve te tyre./SHKODRA-SPORT.COM/