Terbuni ben detyren dhe arrin te mposhte ekipin e Naftetarit me shifrat 2-0 duke u rikthyer tek fitorja pas asaj humbje te javes se kaluar ndaj Beselidhjes ne transferte. Sfida ndaj kuçovareve eshte luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Ismail Xhemali” te qytetit te Pukes.
Pukjanet kane shenuar nga nje gol ne secilen pjese loje duke marre ne kete menyre nje trepikesh me shume vlere. Ne fundin e pjeses se pare, pas nje manovre te kapitenit Kaçubela nga e majta e zones, topi ka shkuar ne qender, aty ku Arjet Bizi do te tregohej i vemendshem duke e shtyre ate per ne rrjete.
Ne kete menyre pjesa e pare u mbyll me kete gol te vetem. Nderkohe ne minuten e 58-te te takimit do te ishte rradha e Vildan Kaçubeles per ta mbyllur ndeshjen. Pas nje topi te gjate ne zonen mike, kapiteni i Terbunit e ka derguar ate mbi portierin dhe kesisoj ka perfunduar ne rrjete, pavaresisht perpjekjeve te kundershtareve per ta ndalur.
Pas ketij momenti, nuk kane munguar rastet ne te dy portat, por nuk do te kishte gola te tjere dhe si rrjedhoje i gjithe takimi u mbyll me rezultatin e paster 2-0 ne favor te Terbunit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi ne kete menyre ngjitet ne kuoten e 11 pikeve, me 3 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.
Kuptohet qe synimet e pukjaneve jane per t’u ngjitur edhe me lart, por per momentin jane te pozicionuar ne vendin e peste. Ne sfidat e ardhshme padyshim qe skuadra do te tentoje te tjera rezultate pozitive ne perpjekje te arritjes se objektivit te saj./www.shkodrasport.com/