Nje gol i shenuar me 11-metersh nga Taulant Nikshiqi qe ne pjesen e pare, i ka mjaftuar Basanias per te marre nje fitore me shume vlere ndaj Naftetarit dhe me kete trepikesh, skuadra e drejtuar nga trajneri Erjon Mani e ka siguruar edhe matematikisht qendrimin ne kategorine e pare.

Takimi i sotem i luajtur ne fushen sportive te Bushatit eshte shoqeruar nga nje terren shume i renduar i krijuar nga reshjet e shiut qe kane rene gjate 90 minutave te tij dhe kjo e ka bere te pamundur zhvillimin e nje futbolli interesant nga te dy ekipet.

Loja ka nisur me mire per vendasit te cilet kane patur nje mundesi shume te mire per te kaluar ne avantazh me ane te mbrojtesit Ardit Hoxhaj, por topi i goditur me koke prej tij kalon ngjitur me shtyllen e majte pingule te portes kuçovare.

Nderkohe ne minuten e 20-te, nje nga lojtaret e Basania pengohet ne menyre te parregullt nga ana e mbrojtesit mik dhe arbitri Stolaj fillimisht akordon goditje denimi, por pas verifikimit te vendit te shkaktimit te faullit dhe po ashtu edhe pas sinjalizimit te anesorit, konstatohet se ai ka qene brenda zones dhe si rrjedhoje ka treguar gishtin nga pika e bardhe e penalltise.

Nga distanca e 11 metrave ka qene lojtari me shume pervoje Taulant Nikshiqi qe eshte treguar i sakte dhe e ka derguar topin ne rrjete. Me kete gol do te mbyllej pjesa e pare. Ne te dyten, eshte Naftetari me shume kerkues dhe krijon 2-3 mundesi te mira shenimi, por pa arritur dot t’i konkretizoje.

Perfundimisht i gjithe takimi mbyllet me fitoren e ngushte 1-0 ne favor te Basanias e cila ngjitet ne kuoten e 20 pikeve dhe mban vendin e nente ne renditje, duke qene i shkeputur plot 6 pike nga Gramshi i vendit te 11-te, vend ky qe shkon ne play-out.(www.shkodrasport.com)