Një penallti e ekzekutuar nga portieri Toni Briden, i cili aktivizohet në futbollin amator anglez është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani i Nuneatonit, mori përsipër të ekzekutonte 11-metërsishin e fituar nga skuadra e tij, por përfundimi ishte… katastrofik.

Briden e goditi topin në mënyrën më të keqe të mundshme, shumë larg kuadratit, madje duke thyer edhe një nga dritat e çatisë të stadiumit.

Dritat ranë, por fatmirësisht nuk goditën tifozët e pranishëm në tribunën pas porte. Ky moment u bë viral, duke u shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.