Tifozet e thekur te Vllaznise jo vetem kane premtuar se do te jene ne stadium neser per ndeshjen ndaj Partizanit, por u kane bere thirrje edhe te tjereve per te qene te pranishem dhe per ta mbushur “Loro Boriçin” dhe te gjithe sebashku ta ndihmojne skuadren te arrije fitoren e shtate rradhazi.

Kete thirrje ka bere edhe nje emer i njohur i humorit shkodran- Muhamet Çekini qe njihet njekohesisht edhe si nje tifoz i zjarrte i Vllaznise. Ai po ashtu u ben thirrje tifozeve te tregojne edhe kulturen e tyre.

“U bene gjashte fitore dhe tashme po mendojme per te shtaten. Java ne fakt ka shtate dite, ndeshja me Partizanit eshte te dielen dhe fitojme dhe e mbyllim javen ashtu si duhet, shtate me shtate.

Une mendoj se tifozet duhet te vijne ne stadium kete jave, ta mbushin ate dhe ta inkurajojne ekipin por pa sharje se ato na kane ardhur ne maje te hundes. Kishte qene e mira qe Shkodra te ishte e para qe ta imazh te keq sepse ne stadium vijne edhe grate tona, motrat dhe vajzat tona.

Vijne edhe ato te shohin ndeshjen sepse nuk po kemi ku te shkojme tjeter. Sa ma shume te mblidhemi ne stadium, sa ma shume te brohorasim, aq ma shume do te motivohen futbollistet tone per ta fituar kete ndeshje. Perderisa i ka fituar me merite te gjashte ndeshjet e fundit, pse te mos e fitojme edhe kete te shtaten ndaj Partizanit”- eshte shprehur Muhamet Çekini./SHKODRA-SPORT.COM/