Vllaznia e femrave mundi me rezultatin e thelle 13-0 ekipin e Tiranes ne ndeshjen e rradhes per kampionat dhe si rrjedhoje vazhdon te kryesoje e vetme renditjen e kampionatit duke treguar se pavaresisht asaj humbje ndoshta te papritur me Gramshin, objektivat e saj nuk ndryshojne.
Duke folur per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes, trajneri Nikolin Leka fillimisht eshte ndalur tek sfida e fituar me shifra te thella ndaj ekipit bardheblu per te cilen eshte shprehur:
“Normalisht qe diferencat mes Vllaznise dhe Tiranes kete sezon dihen. Vitet e tjera Tirana ka qene ne mes ekipeve pretendente, por kete sezon futet ne mesin e ekipeve te dobeta te kampionatit. Megjithate detyra jone nuk eshte te shohim se çfare ben kundershtari, por shohim punen tone dhe kete here e beme mire”.
Humbja me Gramshin, duket se i ka shkundur tek Vllaznia dhe si rrjedhoje ndaj Lushnjes dhe Tiranes, vajzat kuqeblu kane “shfryre” duke rregjistruar nje mori golash ne portat respektive. Ne lidhje me kete çeshtje, trajneri Leka ka shtuar:
“Humbja me Gramshin mendoj se na ka shkundur pak pluhurin sepse na u be edhe ky si nje kampionat rutine, por te jeni te sigurte se Vllaznia do te rikthehet ne nivelet e duhura, aty ku eshte mesuar te jete gjithmone. E gjithe vemendja eshte e perqendruar tek ndeshja e rradhes me Partizanin ku padyshim qe do te kerkojme fitoren”.(www.shkodrasport.com)
Te plote prononcimin e trajnerit Nikolin Leka mund ta ndiqni duke klikuar ne videon e meposhtme: