Skuadra e Koresë së Jugut, ka mbërritur në Korea pas eliminimit nga Kupa e Botës, ku turneun e mbylli me një fitore historike ndaj Gjermanisë me rezultatin e pastër 2-0.

Megjithëse koreano-jugorët arritën të mundnin kampionët e botës në fuqi, kjo nuk mjaftoi që skuadra të kalonte në fazën tjetër.

Eliminimi në grupe, ka sjellë acarim dhe mërzi te tifozët koreanë, të cilët nuk e kanë pritur mirë kombëtaren e tyre të futbollit.

Për të pritur skuadrën, ishin mbledhur rreth 500 tifozë, të cilët kanë sulmuar me vezë dhe jastëk futbollistët.

Videot dhe fotot e shpërndara në rrjetet sociale, janë bërë menjëherë virale, pasi tifozët koreanë kishin shumë besim te skuadra e tyre, megjithëse niveli i Koreas nuk është i lartë. /Vipsport/