Basania ka bere nje hap te gabuar duke barazuar ne shtepi ne shifrat 0-0 ndaj Murlanit, skuadres qe i kishte humbur te gjitha ndeshjet e meparshme. Nje barazim qe i ka zhgenjyer te gjithe pjestaret e kesaj skuadre, por nderkohe per trajnerin Haris Lika eshte e pashpjegueshme menyra si verioret luajne ndaj njeri- tjetrit.

“Padiskutim që ndeshja e sotme konsiderohet si humbje, duke marrë parasysh edhe nivelin e kundërshtarit që patëm përballë, i cili kishte 0 pikë. Kishim bërë disa ndeshje të mira që na kishin rritur moralin. Normalisht në fushën tonë dhe me një kundërshtar të tillë është e pafalshme të gabojmë, pasi është një hap fals për ne.

Që në momentet e para që kam drejtuar ekipe të rriturish, është e çuditshme se sa të ashpër dhe plot mllef e inat jemi ne ekipet veriore me njëri-tjetrin, ndërsa me ekipet e tjera jemi shumë të butë. E shoh shumë problematike se pse nuk ecin ekipet në veri dhe thuajse të gjitha ekipet kanë rënë në kategori të ulta.

Nuk kërkoj që kundërshtari të luajë më lehtë ose të lëshojë lojën, por është i cuditshëm mllefi që shihet në fushën e lojës karshi njëri-tjetrit. Sigurisht që as ekipi jonë nuk ishte në formën e duhur. Jemi stërvitur dhe i kemi cilësitë të zgjidhim ndeshjen, por mënyra se si e komplikuam ndeshjen është e pafalshme dhe tregon se ekipi ka mungesë karakteri, gjë që po na penalizon në shumë ndeshje”- eshte shprehur Lika.

Te plote prononcimin e trajnerit te Basanias mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: