Atalanta është ndalur në shtëpi teksa është mposhtur në shtëpi me rezultatin 0-2. Ekipi bergamask, që është edhe sulmi më i mirë në Serinë A, këtë herë ka dështuar dhe nuk ia ka dalë të realizojë. Sakaq, titullar për 90 minuta te Atalanta ishte mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti.
Sa i përket ndeshjes, zikaltërit ishin të pafat teksa kaluan në disavantazh në minutën e 32. Kjo jo për ndonjë meritë të madhe të kundërshtarit, por për një devijm të pafat në portën e tij nga Pasaliç. Ndërkohë, 7 minuta më pas Atalanta mori një tjetër goditje. Iliçiç u ndëshkua me karton të kuq teksa kontakti i tij me kundërshtarin u konsiderua si një gjest antisportiv.
Bergamaskët provuan në fraksionin e dytë të ndeshjes, edhe pse me një lojtar më pak, por u ndëshkuan me golin e dytë nga Oliva. Një realizim që preu shpresat e vendasve për të ndryshuar fatet e takimit, teksa rezultati nuk ndryshoi deri në fundin e lojës. Pas këtij rezultati, Atalanta mbetet në vendin e katërt, me pikë të barabarta pikërisht me Kaljarin e vendit të pestë. Ekipi sard konfirmohet si një nga surprizat e këtij sezoni në Itali. /VipSport/