Futbolli ofron momente të shumta qesharake dhe rasti më i fundit ka ndodhur në Australi.
Të dielën në kuadër të kampionatit të femrave, u përballën dy ekipet kryesore të kryeqytetit Canberra, Capital Football Club dhe Belconnen United.
Ndeshja po vazhdonte normalisht,por në gjysmën e pjesës së parë – me ekipin vizitor që po kryesonte me rezultatin 1-0, ndeshja u ndërpre sepse në fushë u fut një kangur,i cili kapërceu gardhin duke krijuar një situatë komike.
Ai qëndroi aty për 32 minuta, ku shumicën e kohës e kaloi duke u argëtuar në zonën e penalltisë.
Duke parë që nuk kishte ndërmend të lëvizte, atëherë situatën e mori në dorë një punonjës i stadiumit, i cili me anë të një furgoni largoi kangurin.
“Ishte vetëm një kërcënim i vogël,” deklaroi zyrtari i policisë, Amber Harvey për The News Tribune. “Disa njerëz i afroheshin për të parë nëse mund ta largonin, por nuk ja dolën dot.
Ishte një kangur shumë i gjatë dhe por fatmirësisht nuk ishte i rrezikshëm, por unë mendoj se nuk ishte shumë alarmante. ”
Me pak fjalë, histori që ndodhin vetëm në Australi. Megjithë ndërprerjen e pazakontë, Belconnen e fitoi ndeshjen me rezultatin 2-0./EDS/