Një episod i paprecedentë është regjistruar në Itali, në një kategorinë rajonale të Pulias. Në ndeshjen derbi mes Noicattaro dhe Cestellana, u akordua një gol, ndonëse topi nuk u fut në rrjetë.

Në minutën e 17-të, kur rezultati ishte 0-0, sulmuesi i Castellana, Sabatelli, pak metra larg portës, gjuan me të majtën, por topi shkon në rrjetën e jashtme. Lojtari shtrihet i dëshpëruar, por lumturinë ia sjell arbitri.

Ky i fundit i habit të gjithë, teksa bën me shenjë se ishte gol. Pavarësisht protestave të shumta nga lojtarët dhe stafi i Noicattaro, arbitri Andrea Romano nuk ndryshoi vendimin dhe goli u quajt.

Ishte pikërisht ky gol, që vendosi ndeshjen, e cila u mbyll me rezultatin 0-1. Video e momentit, është bërë virale në rrjetet sociale.