Esat Mala eshte nje nga lojtaret me te preferuar te publikut shkodran. Futbollisti nga Prizreni prej nje viti e gjysem qe luan me Vllaznine, i ka bere per vete te gjithe me perkushtimin qe ka treguar ndaj kesaj skuadre, maredheniet me tifozet dhe shume gjera te tjera.
Jo me kot ai mori edhe çmimin e publikut ne ceremonine e “Shkodra Sport” per “Personazhet me te mira te vitit 2023”. Por nderkohe ne fund te ketij sezoni, Malës i mbaron kontrata me Vllaznine dhe kuptohet qe deshira e te gjitheve eshte per te rinovuar.
Por a e ka kete deshire edhe vete lojtari? Nje pyetje e tille i eshte bere Esatit ne Podcastin e gazetes tone dhe pergjigja e tij ka qene si me poshte:
“Normalisht kur i vjen fundi nje kontrate, sigurisht qe fillojne keto diskutimet e zakonshmer per kerkesat dhe ofertat. Ne natyrisht qe do te ulemi te bisedojme, ashtu siç kemi bere edhe heren e pare kur erdha ne Shkoder, edhe kete here do te bejme te njejten gje.
Do bisedojme, do shohim planet dhe do te bejme me te miren per te ardhmen. Une dua ta them se jam i kenaqur me kete periudhe qe jam ne Shkoder dhe tek Vllaznia, per mikepritjen qe me kane bere dhe mbeshtetjen qe me kane dhene”./SHKODRA-SPORT.COM/