Shqipëria përballet nesër me Çekinë në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshja e raundit të tretë në grupe nis në orën 20:45. Një ditë para këtij takimi është shfaqur Nedim Bajrami në konferencë për shtyp.
Bajrami deklaroi në konferencë për shtyp:
“Besoj se ai goli që kam bërë është i kaluar sepse ka goxha kohë. Nesër sfidë ndryshe, është skuadër shumë fizike dhe e dimë çfarë na pret. Gjithë çunat janë gati dhe e dimë çfarë duhet me bë në fushë për të fituar, por e rëndësishme mos të humbasim ndeshjen sepse është një kundërshtar shumë i fortë”, u shpreh Bajrami fillimisht.
Dëmtimet dhe mungesat- “E dimë se na mungojnë disa lojtarë, por e gjithë skuadra është gati. Tuci që ka ardh dhe ka bërë stërvitjen e parë, e kemi pritur mirë. Çunat që janë këtu janë gati. Do jetë ndeshje e vështirë se në shtëpi janë të fortë”.
Pesha më e madhe- “Besoj se çdo ndeshje ka peshën e vet. Nesër ne do futemi për të dhënë maksimumin sepse kemi luajtur dhe ne të kaluarën me Çekinë, e njohim, por nesër sfidë e ndryshme. Barazimin nuk e kanë harruar akoma, nesër është ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë dhe të gjithë çunat janë gati”.
Rëndësia- “Besoj se për të fituar grupin është akoma herët, do e shohim nesër çfarë do ndodhë. E dimë se do jetë sfidë e rëndësishme se nuk e kanë harruar dhe jemi përgatitur shumë mirë.
Si skuadër jemi të fortë. Dhe lojtarë individualë të fortë. Nesër shumë me rëndësi për t’u futur në ndeshje dhe për të parë çfarë do ndodhë.
Nesër do jetë sfidë shumë ndryshe, e dimë çfarë na pret dhe e kemi përgatitur shumë mirë. Në shtëpi siç e thashë janë skuadër shumë e fortë dhe që bëjnë presion”.
Tuci dhe Laçi- “Besoj se nuk kemi fol me Laçin dhe Tucin, e di që luajnë. Ka qenë atmosferë shumë e mirë po nuk kemi folur ndonjë gjë sekrete”, u shpreh Bajrami.