Nelson Hysa ben realitet nje tjeter premtim. Ai ka fituar mbreme ndeshjen e tij te 20-te ne boksin profesionist dhe ajo çka eshte me e rendesishmja, mbron titullin e larte te Kampionit te Europes per peshat e renda ne Federaten WBO.

Ne nje atsmofere fantastike ne nje salle sportive te Londres, te mbushur me shume shqiptar, boksieri shkodran ia ka dale ta mbylle ndeshjen qe ne raundin e trete nga dhjete te parashikuarit sepse kundershtari i tij nuk ka mundur dot t’i rezistoje grushteve te Nelsonit.

Ne kete menyre, ai eshte shpallur fitues dhe ka marre serish gjerdanin e arte te kesaj Federate duke u konfirmuar edhe njehere tjeter si me te miret e ketij sporti ne peshat e renda.

Fitorja e mbremshme eshte e 20-ta per te ne boksin profesionist, ne po kaq ndeshje te zhvilluara dhe madje ne 18 prej tyre ka fituar me nokaut. Nje ecuri e tille fantastike ka bere qe Nelson Hysa tashme te renditet ne vendin e 25-te ne ranglisten boterore ne mes 1547 boksiereve te peshave te renda nga e mbare bota. Nje arritje fantastike qe na ben padyshim te gjitheve krenare.(www.shkodrasport.com)