Te shtunen qe shkoi debutoi ne ringun profesionist dhe e beri ne menyren e duhur duke fituar me KO ndaj kundershtarit boshnjak Stefan Cajic. Per boksierin shkodran Nelson Hysa gjithçka erdhi ne kohen e duhur.

“E kishim menduar prej kohesh bashke me trajnerin Zef Gjoni, por kjo ndeshje e pare erdhi ndoshta ne momentin e duhur. Mendoj se tani u poqen kushtet dhe po ashtu gjetem edhe njerezit e duhur per te na mbeshtetur.

Ajo qe me beri pershtypje ishte se me kete fitore, jam ngjitur plot 400 vende njeherazi ne renditjen e Federates Boterore te Boksit. Ndoshta eshte vleresuar edhe karriera ime ne boksin olimpik dhe padyshim qe kjo gje do me motivoje me shume per te ardhmen.

E nisa me fitore dhe padyshim qe kjo gje do me motivoje shume per te ardhmen. Bashke me stafin tim kemi disa projekte serioze dhe une tashme qe i kam hyre ketij boksi, do te mundohem te shkoj edhe me tej” eshte shprehur Hysa.

I pyetur nderkohe se cila eshte ndeshja e tij me e afert ne boksin profesionist, shkodrani pergjigjet: “Une synoj qe te ofrohem ne Top 100-shen me te mire te botes e cila per momentin eshte shume e veshtire per t’u arritur, por do ta synoj kete gje.

Me 17 korrik eshte nje ndeshje e cila eshte fiksuar tashme se do te zhvillohet ne Maqedonine e Veriut, nderkohe qe deshira ime eshte te zhvilloj edhe nje ndeshje ne Shkoder ne gjysem te qershorit dhe po pres konfirmimin perfundimtar per kete gje”.
Gjergj KOLA