E ka nisur vetem ne korrik te ketij viti boksin profesionist, por “e ka marre me vrull”. Ka zhvilluar deri tani kater ndeshje, te cilat i ka fituar te gjitha me nokaut dhe si rrjedhoje nga vendi i 1380 kur e ka nisur, sot renditet ne vendin e 268-te.

Padyshim qe kjo gje e ka entuziasmuar shume per te vazhduar ne kete menyre. Boksieri shkodran Nelson Hysa ne nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” do te shpaloste edhe disa nga projektet e tij per te ardhmen duke u ndalur kryesisht tek sfidat qe do te zhvilloje brenda ketij viti.

“Fitorja e fundit qe arrita ne Gjermani, ndaj nje boksieri gjerman dhe per me teper me nokaut, eshte vleresuar shume nga Federata ku une konkurroj dhe si rrjedhoje jam ngjitur shume ne renditje. Jam ne nje vend shume komod sepse ne kete Federate aderojne mbi 1300 boksiere dhe une renditem diku tek vendi i 260-te.

Per ta mbyllur kete vit do te zhvilloje edhe dy ndeshje te tjera ne boksin profesionist dhe synimi im eshte qe ne fund te vitit te jem shume me lart sesa vendi i 200-te ne Bote. Natyrisht qe nje gje te tille nuk e ka arritur askush deri tani dhe prandaj jam shume i motivuar per te vijuar kete gje.

Nga ana tjeter, po pergatitem per ndeshjet e kampionatit kombetar te boksit ne Shqiperi qe do te zhvillohen me date 6 tetor ne Vlore dhe do te mundohemi ta shpallim serish kampione te vendit”- eshte shprehur boksieri Hysa.

Intervisten e plote te tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” duke klikuar ne linkun e meposhtem: