Neser ne Juban ka feste. Kuptohet jo ne te gjithe fshatin, por tek vendi ku 19 vjet me pare Ferdinand Jaku hodhi themelet e futbollit te femrave ne Shqiperi. Vitet kalojne dhe ky futboll ka perparuar shume, por kurrsesi nuk mund te harrohen hapat e pare te hedhur, mes shume veshtiresish.
Pikerisht per kete ngjarje historike, ashtu si çdo vit tjeter edhe kete here, presidenti i “Juban Danja” Ferdinand Jaku do te organizoje nje feste te vogel, per t’ia lene ndoshta te madhen vitit qe vjen ngaqe perkon edhe me 20 vjetorin.
Nje gje te tille e ka lajmeruar vete njeriu- themelues i futbollit te femrave qe permes nje postimi ne faqen e tij u ben thirrje te gjithe miqve, futbollisteve, trajnereve por edhe personave te tjere qe duan te behen pjese e kesaj feste te jene te pranishem.
“Neser ora 17.00 ne vendlindjen e futbollit te femrave Shqiperi, ne Juban Shkoder, do te kemi nje fest me miq , dashamires , vajzat e ekipit, trajnere dhe persona qe kane deshire dhe mundesi! Ju falenderoj”- shkruan presidenti Jaku./www-shkodrasport.com/