Këtë verë, ekipi norvegjez i Moldes u ndesh në turin e dytë të Europa League me Laçin, dhe trajner i norvegjezëve ishte pikërisht Ole Gunar Solskjaer, tashmë në drejtimin e Mançester Junajtid.

Në mikrofonët e Supersport, ai pyetej nëse një ditë do të drejtonte “djajtë e kuq”, por norvegjezi dëshironte të qëndronte me këmbë në tokë, duke u shprehur se ata kishin Murinjon.

“Për momentin kemi Murinjon në stol. Shpresoj të bëjmë mirë këtë sezon. Kemi një skuadër të denjë për t’u ndeshur me ekipet e mëdha, duke e ngritur Mançester Junajtid aty ku duhet të jetë, dhe shpresoj që të luftojmë për titullin” – shprehej Solskjaer.

Solskjaer ne Lac on Vidnews.