Vete eshte nga Fieri, por per Shkodren ka nje respekt te jashtezakonshem. Gje qe e shpreh permes fjaleve qe nxjerr nga goja sa here permend emrin e ketij qyteti, por edhe lotet qe i dalin nga syte.
E kemi fjalen per kryegjyqtarin e garave te Federates Shqiptare te Atletikes Filip Nito. Ai ka qene dy dite me pare ne Shkoder duke drejtuar kampionatin e 18 vjeçareve qe u zhvillua ne pisten e stadiumit “Loro Boriçi”.
Pas perfundimit te garave, ai duke folur ne lidhje me to, ne fakt ka nxjerre nga goja e tij disa fjale te veçanta kur shprehet: “Para se te flas per garat, dua t’u them diçka: Dua t’u them se jam i emocionuar sa here qe vij ne kryeqytetin e sporteve, ne Shkoder. Kjo eshte per mua mbreteria”.
I pyetur me tutje per kete lidhje te ngushte me kete qytet, Nito ben publik edhe nje lidhje familjare me nje shkodran te mire, por edhe per disa detaje te tjera, prandaj dhe shton: “Vellai im ka qene shoku me i ngushte i Fiqiret Rusit, nje emri shume te njohur te sportit shkodran. Shkodranet jane te mrekullueshem dhe atyre nuk di t’u them faleminderit por Zoti ua ndriçofte te gjithe jeten”.
Fjale keto te dala permes lotesh ne sy dhe padyshim qe kjo na ka entuziasmuar edhe ne qe ishim duke e intervistuar. Per me shume shikoni videon e meposhtme: