Kukesi U21 mori nje barazim 1-1 sot ndaj Vllaznise ne “Reshit Rusi” dhe padyshim qe ne kampin kukesian kane qene te kenaqur me kete rezultat ne fushen e ekipit kampion ne fuqi te vendit. Rastet per shkodranet nuk kane munguar, por duhet thene se sulmuesit kuqeblu kane hasur ne nje rezistence te madhe tek mbrojtja mike.
Ne radhet e saj ka spikatur mbi te gjithe numri 6. Qe ne fakt ishte nje shkodran- Igli Çulaj. 21 vjeçari qe ka filluar karrieren te Akademia Vllaznia, e ka vijuar me pas ate tek Tirana ku ka luajtur fillimisht me ekipin U19 te saj dhe me pas me ate U21.
Por prej disa kohesh i eshte bashkuar ekipit te Kukesit dhe per momentin po luan tek ekipi U21 por me shume gjasa shume shpejt do ta shohim tek ekipi i pare sepse i ka te gjitha te dhenat per te luajtur mire edhe aty.
Ka qene trajneri i ekipit U21 te Kukesit Artur Beqiraj qe e ka vleresuar ne maksimum kete lojtar kur per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur ne kete menyre: “Per Çulajn nuk kam koment. Lojtar me te gjitha parametrat qe duhet te kete nje qendermbrojtes. Meriton gjithçka dhe ishalla don Zoti e thirr edhe ekipi i pare”./SHKODRA-SPORT.COM/