Ky është momenti i pabesueshëm, ku një pensionist 85-vjeçar shpalos aftësitë në “Freestyle” në rrugët e Hunakos në Peru, për të plotësuar pensionin e tij. Ai argëton banorët e qytetit me stilet e tij.
Banorët nuk ju besonin syve, kur panë që personi që mbante veshur fanellën e Paolo Guerrero, ishte një pensionist.
Janë gjithsej 16 stile të ndryshme, që Martel është i aftë të performojë. Ai gjithashtu vallëzon me muzikë latino-amerikane, duke balancuar topin në kokë dhe në shpatull.
Të habitur nga shkathtësia e pensionistit, shoferët shpeshherë i dhurojnë para. Pasi kalon nëpër një nga rutinat e tij – plot me stile të mrekullueshme, Martel ka sfiduar emrat e mëdhenj në futboll për “Freestyle”.
Ai tha: ““Është një sport që kam filluar ta luaj së fundmi dhe dua të sfidoj Mesin, Ronaldon dhe Nejmarin”. /EDS/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=82&v=NoMYBOgdhOo