Vllaznia ne volejboll per femra e ka mbyllur dje sezonin me perfundimin e ndeshjes se dyte gjymesfinale ndaj Skenderbeut, te cilen e humbi 1-3 dhe kesisoj ne pamundesi te kualifikimit ne finale, i duhet te filloje te beje planet per te ardhmen.
Edhe ne kete sfide te dyte ndaj korçareve, vajzat shkodrane jane munduar te bejne me te miren dhe sipas trajneres Nora Deda ky ishte maksimumi i kesaj Vllaznie. Nje gje te tille ai e ka shprehur ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes kur eshte shprehur:
“Po, kaq ishte maksimumi jone sepse qe ne blerjet te cilat i kemi bere ne janar, thjesht kemi plotesuar vetem numra. Ne vitin e ardhshem do te mendojme ndryshe, do te perforcohemi ne ato pozicione ku kemi me shume nevoje. Une dua t’i falenderoj vajzat per paraqitjen ndaj Skenderbeut.
Ato dhane maksimumin e tyre. Ne e filluam mire ndeshjen dhe e fituam setin e pare, por ekipet e mira siç eshte Skenderbeu dhe me perberje te konsoliduar, dine ta nderrojne situaten. Ne ne fakt kemi patur kualitete ne skuader, te cilat bene te mundur futjen ne kater skuadrat me te mira te vendit, por tani duhet te mendojme per te ardhmen, per te krijuar bazen e skuadres me lojtare shqiptare”.
Te plote prononcimin e trajneres se volejbollit te Vllaznise Nora Deda mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: