Vllaznia e volejbollit te femrave ka fituar pasditen e sotme me rezultatin 3-2 ndaj Pogradecit ne ndeshjen e vlefshme per Kupen e Shqiperise. Ne kete ndeshje ekipin e ka drejtuar serish nga pankina trajnerja Nora Deda e cila eshte rikthyer ne kete pozicion pas dy javesh shkeputje per shkak te doreheqjes se dhene. Ajo fillimisht ka folur ne lidhje me ndeshjen e sotme.
“Rezultati te kenaq, por me duhet ta pranoj se ishte nje ndeshje e barabarte dhe ate mund ta fitonte edhe kundershtari. Nuk eshte ndonje kenaqesi e madhe, por ne duhet te vijme duke e rritur lojen nga dita ne dite, duke rritur mentalitetin e fitores per te konkurruar si duhet per te arritur objektivat”- eshte shprehur ajo fillimisht.
E pyetur se çfare e shtyu te rikthehej serish ne pankinen e Vllaznise dy jave pas doreheqjes se dhene, ajo eshte shprehur: “U riktheva nisur nga deshira per te bere me te miren per Vllaznine. Me duhet ta pranoj se eshte rritur rivaliteti dhe ne na duhet te pershtatemi me te ne te gjitha menyrat.
Une do te vazhdoj punen e nisur me kete ekip ne fillim te sezonit. Pavaresisht asaj shkeputje te vogel, eshte i njejti ekip te cilin e krijuam bashke me Bashkine dhe bashke do t’ia dalim”./www.shkodrasport.com/
Te plote prononcimin e trajneres se Vllaznise Nora Deda mund ta ndiqni duke klikuar ne linkun e meposhtem: