Një ngjarje mjaft komike ka ndodhur në futbollin hungarez. Pak minuta para startit të ndeshjes midis Debreçenit dhe MKT Budapest, gjyqtarët e ndeshjes vunë re mbrojtësi Erik Çikosh mbante në gisht unazën e martesës.

Përdorimi i stolive i palejuar sipas rregullave të FIFA-s, dhe “xhaketat e zeza” i thanë ta hiqte unazën…

Më pas filluan të qeshurat. Lojtari nuk po i hiqte dot unazën dhe Çikosh u detyrua të largohej nga formacioni titullar për shkak të një pakujdesie të tillë.

Një leukoplast do kishte mjaftuar për t’ia hedhur syve të gjyqtarëve.

https://twitter.com/enunabaldosa/status/1030888300616339457?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1030888300616339457&ref_url=http%3A%2F%2Fsportekspres.com%2Fvideo-nuk-hoqi-dot-unazen-e-dasmes-futbollisti-humbet-vendin-e-titullarit%2F