Iago Aspas nuk përmbahet dhe në ndeshjen mes Celta Vigos dhe Sevilla iu drejtua monitorit të VAR duke e përplasur atë në tokë.
Në kohën shtesë të pjesës së dytë pati një episod ku lojtarët e Celtas kërkuan penallti.Arbitri akordoi 11-metërsh, por pas ndërhyrjes së VAR, u afrua te monitori dhe anuloi vendimin e tij të parë.
Aspas që ishte në stol nuk i mbajti nervat dhe u afrua tek monitori duke e përplasur atë në tokë.Një video që tashmë është shpërndarë kudo dhe po bën xhiron në rrjetet sociale.
https://x.com/sergiorccv1923/status/1720900618645037300?s=20