Përplasjet mes futbollistëve janë të shpeshta në fushën e blertë, për shumë shkaqe të ndryshme. Megjithatë, janë të rralla përplasjet me dy shokëve të skuadrës. Kjo situatë ka ndodhur në ndeshjen e mbrëmshme të Premier League në sfidën mes Aston Vilës dhe Uest Hem.

Në këtë takim patën një moment tensioni dy futbollistët e Aston Vilës, Anuar El Gazi dhe Tajron Mingz. Gjithçka nisi pas një ulërime të mbrojtësit Mings drejt sulmuesit holandez, i cili nuk kishte ndjekur kundërshtarin e tij duke nënvlerësuar aksionin. Mirëpo, El Gazi nuk i priti mirë kritikat nga shoku i skuadrës, duke u afruar për një duel kokë më kokë.

Aty pranë, lojtarët e Aston Vilës reaguan menjëherë për t’i ndarë futbollistët e së njëjtës skuadër, ndërsa arbitri i ndeshjes e kaloi këtë çast me një këshillim. Trajneri i Aston Vilës pas ndeshjes sqaroi se situata të tilla ndodhin në nervat e lojës, por këmbënguli se më pas se lojtarët kanë kërkuar falje ndaj njëri-tjetrit./vipsport/